Marshim homazhi në përkujtim të Elidona Demirajt/Hajdarmataj: Jo dhunë mbi gratë, janë shpirti i sakrificës (Foto)

Shqipëria

Marshim homazhi në përkujtim të Elidona Demirajt/Hajdarmataj: Jo dhunë mbi gratë, janë shpirti i sakrificës (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:32

Gratë dhe vajzat e Tropojës u organizuan në një marshim homazhi dhe proteste, në përkujtim të Elidona Demirajt, e vrarë tre ditë më parë në Londër.

Në këtë tubim kundër dhunës ndaj grave, morën pjesë dhe deputetja Hajdarmata, përfaqësuese të Bashkisë, nëna e vajza të Tropojës, gjimnaziste dhe aktiviste të shoqërisë civile.

Pjesëmarëset dhanë mesazhin se dhuna ndaj grave është kthyer në një fenomen shqetësues që nuk identifikohet gjeografikisht, por me varfërinë e papunësinë, dhe mundësitë tejet e pakta të vajzave për të patur një jetë normale brenda Shqipërisë.

Deputetja Mimoza Hajdarmataj tha se Tropoja ka gjeneruar respekt e dashuri për gratë ndër breza, duke ngritur një model dhe për treva të tjera shqiptare.

“Si bijë Tropoje, si nënë e si bashkeshorte i bëj apel burrave tanë, djemve, baballarëve të mos ushtrojnë dhunë mbi gratë sepse ato janë shpirti i sakrificës dhe vatra e dashurisë familjare”, tha Hajdarmata.

Apeli më i fortë shkon për shtetin, per qeverinë, që ti vëjë fre varfërisë e mjerimit që i ben gratë më të nënshtruara dhe nuk u krijon atyre asnjë mundësi punësimi e angazhimi profesional.

Emigrimi si e vetmja shpresë për ti shpëtuar krizës po kthehet për shumë vajza të reja burim për tragjedi njerëzore.
Janë me qindra vajza e nëna të cilat në pamundësinë e punësimit dhe shkollimit, dy vitet e fundit janë larguar nga Tropoja në kërkim të një jete normale në Perëndim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat