Ministri i Jashtëm i Austrisë, vizitë dy ditore në Tiranë/ Integrimi, bashkëpunimi ekonomik dhe ai rajonal në qendër të takimeve

Shqipëria

Ministri i Jashtëm i Austrisë, vizitë dy ditore në Tiranë/ Integrimi, bashkëpunimi ekonomik dhe ai rajonal në qendër të takimeve

Nga: Gjergj Koja Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:15

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, do të nisë sot një vizitë dy ditore në Tiranë, ku do të ketë takime me homologun Ditmir Bushati, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në qendër të vizitës do të jenë integrimi i Shqipërisë dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.

Kurz viziton Tiranën në kuadër të një turi rajonal, por edhe në kuadër të proçesit të Berlinit, ku takimi i dytë për këtë proçes u mbajt pikërisht në Vjenë.

Axhenda e Kurz nis me homogun Ditmir Bushati në orën 17:00, që do të pasohet me një konferencë për shtyp në orën 17:20.

Më pas kreu i diplomacisë austriake do të zhvillojë një takim me ministrin Ahmetaj, me të cilin do të nënshkruajë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit.

Kurz do të jetë në mbrëmje në një takim me komunitetin austriak për të diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Dita e dytë e vizitës do të nisë me një takim herët në mëngjes me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 08:30 dhe dy orë më vonë me kryeminsitrin Edi Rama, që shënon edhe mbyllen e axhendës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat