Moti keq në Durrës, dy anije me pasagjerë mbeten në det!

Shqipëria

Moti keq në Durrës, dy anije me pasagjerë mbeten në det!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:59

Deti me dallgë si pasojë e erës së fortë ka sjellë probleme në portin e Durërsit. Dy anije po qëndrojnë në radë, pasi e kanë të pamundur që të ankorohen. Ato janë të linjës Bari - Durrës dhe kanë më shumë se 400 udhëtarë.

Edhe kapitaneria ka dhënë paraprakisht një urdhër për pezullimin e lëvizjeve të anijeve për shkak të detit të trazuar.

Në det të hapur, dallgët arrijnë deri në 8 ballë, çka e bën të pamundur lundrimin e anijeve e sidomos të peshkarexhave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat