Braçe-Blushit: Punët nuk bëhen nga Rogner apo Sheraton. Akuzat ndaj kolegëve nuk qëndrojnë

Shqipëria

Braçe-Blushit: Punët nuk bëhen nga Rogner apo Sheraton. Akuzat ndaj kolegëve nuk qëndrojnë

Nga: Gjergj Koja Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:51

Deputeti socialist Erjon Braçe përmes një komenti të gjatë i është përgjigjur akuzave të kolegut të tij Ben Blushi në lidhje me zgjedhjet në Partinë Socialiste dhe për koncensionet.

Braçe i konsideron sulmet dhe akuzat ndaj deputetëve të PS-së për gjëra që s’kanë ndodhur si të papranueshme.

Gjithashtu Braçe sqaron se delegatët e kongresit zgjidhen përmes parimit një anëtar një votë, dhe përderira ky process nuk ka ndodhur atëherë nuk ka sesi delegatët të jenë përcaktuar.

Po kështu Braçe shprehet se punët nuk bëhen nga Rogner apo Sheraton, ndërsa fton cilindo që nuk bën punë partie që të shohë regjistrin elektronik të anëtarësisë së PS-së. Ndërkohë në lidhje me koncensionet, kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, shprehet se ende nuk ka dëgjuar argumente konkrete mbi akuzat që bëhen.

Komenti i Erjon Braçe

“Kjo që po ndodh është e tepërt!! (për të ruajtur etikën po e lë me kaq, por shumë më tepër se kaq). Të sulmosh pa pushim kolegët deputetë për gjera që kurrë nuk po ndodhin, e ka një shembull, por të papranueshëm gjithnje.
Unë e ne po emërojmë delegatët e Kongresit? Po si po e bejmë? Ku po e bëjmë? Ose meqë po tregohet plot arrogancë si e kryer, ku e kemi bërë? Anëtarët e Kongresit zgjidhen me votë të fshehtë, permes parimit "një anëtar, një votë"; kërkund, po e përsëris, kërkund nuk janë mbajtur ende zgjedhjet. Ateherë, si unë e ne, për më tepër ministrat, i kemi caktuar delegatet?

Une e respektoj ambicien, por e refuzoj shpifjen ndaj kolegëve!! Të shtunë, në qarqet Fier, Berat, Elbasan e Korcë, mbahen zgjedhjet në anëtarësinë e Partisë për anëtarët e Kongresit. Unë do te jem si monitorues i rregullshmërisë së tyre në zonen time;

Po ti ku do të jesh? A do marrësh pjesë në to? Këto janë zgjedhjet për Partinë e për to jemi angazhuar të gjithë. Nuk mund të jenë të tilla vec zgjedhjet ku zgjidhem unë, ti apo cilido nga ne ofiqarët në Parti.
Jooo, për mua zgjedhja e ofiqarëve ka pak rëndësi; Zgjedhjet e Partisë janë jetike. i ftoj të gjithë të shtunën jo vetëm të votojnë, por edhe të garantojnë cdo votë në këtë Parti.

Kemi ndërtuar një proces plot mund; Kemi riregjistruar cdo anëtar partie-kushdo që bën vëzhguesin e jo punëtorin në Parti, mund të ngjitet në zyrën e organizimit në PS të shohë për herë të parë rregjistrin elektronik të anëtarësisë;
Kemi anëtarësuar të rinj e të reja, burra e gra në organizatat tona-cilindo që bën sehir e jo punë në Parti, e ftoj të vij e të shohe organizatat në Gradishtë, Remas e Grabian, të pyesë të rinjte e të rejat aty, nëse i ka marrë kush me dhunë anëtare apo jo, madje madje ti pyesë nëse të tille janë bërë për një punë apo për besim, besim tek puna e kryer e tek kjo Parti;

Kemi zgjedhur drejtuesit e cdo organizate, me votim të fshehte e alternative-këdo që quan zgjedhje vec rastin kur emërohet vetë, e ftoj të vijë në cdo organizatë në Grabian, Gradishtë, Remas, Cermë, për të pyetur e mësuar se si të rinj e të reja, aktivë në fushatat tona janë zgjedhur me votë kryetarë të organizatave duke rigjeneruar strukturën bazë të Partisë.

Kjo është punë, punë e bërë nga të gjithë bashkë në parti. Po po në parti, as në Rogner e as në Sheraton. Në anë tjetër, e dine të gjithe, unë jam kritik vetë me Qeverinë. Por po e them këtu;

Të kritikosh është ndryshe nga të shpifësh-kështu e mendoj unë; të kritikosh në fillim duhet të dish. Unë nuk di e nuk arrij ta kuptoj se si koncesionohet paraja!!

As shtypja e parave nuk koncesionohet!! Sipas ligjit koncesionohen shërbimet, burimet natyrore etj-për to jam gati të degjoj argumenta, por mbi të vërteta, fakte e kontrata;

Paraja jo! E kam dëgjuar këtë nga një klub banal në PD dhe refuzoj ta dëgjoj si akuzë ndaj meje, ndaj nesh, ndaj kolegëve. Sepse nuk ka ndodhur, sepse nuk është e vërtetë, sepse është batutë, jo fakt, si përherë.
U bë transparencë e gjatë në grup për koncesionet, sy me sy e ballë për ballë; jo vetëm që nuk pati pyetje, por nuk dëgjova nga kush një fakt, një provë, një argument, përvecse kësaj batute për koncesionet.
Qëndrim politik apo ideologjik të argumentuar, jo e jo. Thjesht një batutë!! Ndaj them që kjo që po ndodh është e tepërt!! Tani u bë boll!!”, komenton Braçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat