Izet Haxhia: Pse e kërcënova Sali Berishën me vdekje (dhe urdhëri për të vendosur bombë në ndërtesën e fondacionit të Sorosit)

Shqipëria

Izet Haxhia: Pse e kërcënova Sali Berishën me vdekje (dhe urdhëri për të vendosur bombë në ndërtesën e fondacionit të Sorosit)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 09:23

Izet Haxhia ka reaguar pas akuzave se ai e kërcënoi Berishën, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Sorosit.

Haxhia replikon me Altin Goxhajn, duke i treguar të shkuarën e tij, ndërsa thotë se ndërtesës së Sorosit i ka vënë eksploziv në ’97-n, me urdhër të Berishës.

“Lexova diku se nje fare Altın Goxhaj kishte bere ‘zbulimin’ se perse eshte kercenuar Sa’leh Berisha nga ana ime.

Sipas ketij aktivisti te O.J.Q, qe hidhet sa ne nje preher politikani tek nje preher tjeter, une e paskam kercenuar Salehun sepse qenkam paguar nga Sorosi, ngaqe Salehu i ka zbuluar lidhjet korruptive me njerzëit e tij ne qeverine e sotme.

Pika qe nuk te bie mor kelyshi i Sigurimsit te Shtetit.

Po pse mundohesh te garosh me Salehun ne shpifje e trillime, nuk ia kalon dot atij.

Ai eshte i vetmi ne llojin e ish- sigurimsave qe nuk ja leshon vendin e pare askujt per shpifje e trillime, as ty qe je i biri i nje sigurimsi famekeq.

Babai jot ka qene drejtori i arshives se Sigurimit te Shtetit dhe pyete njehere per dosjen e atij qe i sherben sot duke shpifur marrezira te tilla.

Prinderit e mi te thjeshte e të ndershem me kane edukuar te mos genjej kurre, te mos shpif, te mos vjedh, te jem i ndershem e besnik. .ndersa ti kuptohet qe ke marre shume nga zanati i babait tend prej sigurimsi.

Nuk e njoh as Sorosin as soroistat qe ka ne Shqipëri.

Por dua te kujtoj ty dhe Salehut se me porosi te tij kemi vendosur bomben ne ndertesen e ketij fondacioni ne mars te ‘97, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazeten e ketij rebelimi, Koha jone. Kaq per sonte”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat