Rreziku i fëmijëve nga interneti dhe një histori personale e ministrit Klosi me të bijën

Shqipëria

Rreziku i fëmijëve nga interneti dhe një histori personale e ministrit Klosi me të bijën

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:55

Katër ministri, ajo e Inovacionit, Arsimit, Mirëqënies Sociale dhe Ministria e Punëve të Brendëshme janë angazhuar për të ofruar internet të sigurt për fëmijët. Ndërsa lundrimi i fëmijëvë në internet është i pashmangshëm, filtri më i mirë për to konsiderohet prindi.

Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë: “Kam një betejë të humbur me vajzën që është e vogël kur ma merr telefonin nga dora pasi unë e kam të vështirë që t’ia marr asaj prapë. Ne mund të bëjmë shumë filtra, por unë mendoj dhe jam shumë mbështetës i tezës se filtri më i madh është marrëdhënia e prindit me fëmijën”.

Milena Harito, Ministre e Shtetit për Inovacionin:”Është e pamundur t’i ndalosh fëmijët të kenë akses, gjithë çështja është përgjithësimi i tyre, maturimi dhe informimi në mënyrë që gjërat që shikojnë t’i absorbojnë ashtu siç duhet”.

Në një studim të kryer me fëmijët e grupmoshës 13- 18 vjeç, ka dal në pah se 80% e fëmijëve kanë kompjuter me internet në dhomën e tyre, 47% kanë raportuar se janë ngacmuar nga një shtetas i huaj i rritur gjatë kohës që kanë qenë në internet, dhe 45% kanë përjetuar tallje on line apo vjedhje të profilit të tyre të Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat