Fotolajm/ A është Tahiri, ministri më i suksesshëm në syrin femëror?!

Shqipëria

Fotolajm/ A është Tahiri, ministri më i suksesshëm në syrin femëror?!

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:38

Normalisht si Ministër i Brendshëm, ministrit Tahiri i takon të jetë edhe ministri më i kërkuar nga seksi femëror. Sepse logjikisht ai lufton krimin, bandat, keqbërësit, është më i sulmuari nga krahu tjetër i politikës, dhe kjo natyrshëm i jep edhe një lloj fuqie të mbinatyrshme, aspekt që femrave u pëlqen edhe e përdorin shpesh edhe si kopertinë në rrjetet sociale. Ku shumë nga vajzat, të joshura nga idea e të plotfuqishmit, gjejnë mundësinë që fotot me ministrin ti përdorin edhe si ekspoze për buzët e tyre të fryra në fb, instagram etj. Si në këto foto të siguruara nga Opinion.al, ku vajzat në foto, njëra police jashtë shërbimit, nuk e fshehin kënaqësinë e një poze me Ministrin e Brendshëm, i cili duhet thënë se ka nën hyqëm plot 12 mijë policë. Edhe normalisht lind pyetja: A është ministri Tahiri, ministri më i suksesshëm në qeverinë Rama, parë në këndvështrimin e syrit femëror?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat