Gjermeni: Rilindja urbane në Mallakastër dhe në të gjithë Shqipërinë

Shqipëria

Gjermeni: Rilindja urbane në Mallakastër dhe në të gjithë Shqipërinë

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 00:29

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka deklaruar nga Mallakastra se projektet e FZHR dhe Rilindjes Urbane janë shpërndarë në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, përtej ngjyrave partiake.

Ministrja Gjermeni ishte sot në Mallakastër për inspektimin e projektit të financuar nga FZHR (50 mln lekë) për sistemimin urban të 3 blloqeve të banimit dhe inaugurimin e sheshit “Gllav​enica” dhe rruges “Princ Boris” investim i qeverise bullgare.

Në një njoftim për mediat thuhet se “Projekti konsistonte ne sistemimin e rrugëve të brendshme dhe gjelbërimin e blloqeve të banimit në qytet, si dhe rihabilitimin e plotë në tre blloqe banimi duke filluar nga asfaltimi i rrugës, trotuare, gjelbërim dhe rihabilitim i rrjetit të kanalizimeve”.

“Projektet e FZHR dhe Rilindjes Urbane janë shpërndarë në të gjitha bashkitë e Shqipërise pa ngjyra partiake, qeveria do vazhdoje ta mbështesë Ballshin, duke mos e konsideruar ate si nje ​xhep”, tha ministrja Gjermeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat