Fleckenstein: Pas reformës në drejtësi Shqipëria gati për BE

Shqipëria

Fleckenstein: Pas reformës në drejtësi Shqipëria gati për BE

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 20:45

Eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi në një intervistë për “ATSH” se ka gjetur mirëkuptimin e partive politike për miratimin dhe zbatimin e reformës në Drejtësi.

Ai thekson se “nëse gjendet gjuha e përbashkët për miratimin e reformës, ky do të ishte një sinjal i qartë për Brukselin që ky vend është i përgatitur për hapin tjetër të Bashkimit Evropian. Do të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”.

Fleckenstein thotë se gjeti mirëkuptim nga të gjitha partitë politike për miratimin dhe zbatimin e reformës gjyqësore.

“Së pari, kjo është një shenjë e mirë. Se dyti, duhet të presim rekomandimet e Komisionit të Venecias, dhe kjo duhet të jetë baza për të gjitha diskutimet që do të zhvillohen më pas dhe sigurisht për miratimin e saj nga Parlamenti. Ne me të vërtetë shpresojmë se kjo mund të ndodhë në pranverë, sepse ju nuk mund ta luftoni korrupsionin apo të punoni fort kundër krimit të organizuar, nëse nuk keni gjyqtarë të pavarur apo prokurorë të pavarur. Prandaj, kjo reformë në gjyqësor është me e nevojshmja e të gjitha reformave që ju po kërkoni”, shprehet ai.

Sa i takon dekriminalizimit, eurodeputeti thotë se miratimi i ligjit ishte hapi i parë, ndërkohë që theksoi se tashmë duhet vullneti i të gjithëve për ta zbatuar atë. “Mendoj se në fund, votuesit do të vendosin ke duan të votojnë, por ky ligj i dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm dhe një hap i parë shumë i mire”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat