Përmirësimi i legjislacionit të financave zgjedhore/USAID mbledh ekspertët e Europës Jug Lindore në Tiranë

Shqipëria

Përmirësimi i legjislacionit të financave zgjedhore/USAID mbledh ekspertët e Europës Jug Lindore në Tiranë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 17:24

Ekspertë nga Europa Jug-Lindore kanë ndarë me kolegët e tyre shqiptarë praktikat më të mira për përmirësimin e legjislacionit të financave vendore.

Si të bëjmë një ligj për financat vendore që do të sigurojë burime të mjaftueshme për një qeverisje vendore kompetente dhe efikase? Kjo ishte tema e seminarit rajonal "Praktikat më të mira në legjislacionin e financave të pushtetit vendor: Përvoja e Evropës Juglindore dhe sfidat me të cilat përballet Shqipëria” të organizuar më 9 dhe 10 shkurt në Tiranë nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP) dhe Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Europës Juglindore (NALAS).

Aktiviteti mblodhi së bashku 70 përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministri për Çështjet Vendore, njësi të qeverisjes vendore, shoqata të qeverisjes vendore, institucione dhe donatorë, si dhe nga zyra e Kryeministrit dhe Presidentit të Shqipërisë. Seminari u fokusua në promovimin e dialogut rajonal për mekanizmat dhe ligjet e financimit ndërqeveritar të nevojshme për mbështetjen me sukses të decentralizimit fiskal. Takimi u përshëndet nga përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministri për Çështjet Vendore, si dhe Përfaqësuesi i USAID në Shqipëri, Marcus Johnson.

Ekspertë nga gjithë rajoni i Europës Juglindore ndanë eksperiencat e vendeve të tyre në procesin e decentralizimit dhe delegimit të funksioneve publike, me vëmendje të veçantë në legjislacionin e financave vendore. Në seminar u diskutuan probleme të përbashkëta, avantazhet dhe disavantazhet e qasjeve të ndryshme legjistlative, komunikimi ndërqeveritar, çështje që lidhen me politikat financiare dhe mësimet e nxjerra nga vende të ndryshme të rajonit. Seminari gjeneroi zgjidhje dhe rekomandime strategjike në ndihmë të arritjes së stabilitetit financiar të njësive vendore në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat