Ligji i pronës botohet në Fletoren Zyrtare, hyrja në fuqi pas dy javësh/AKKP do të shpërndajë fondin për ish-pronarët me vlerën e tokës në momentin e shpronësim

Shqipëria

Ligji i pronës botohet në Fletoren Zyrtare, hyrja në fuqi pas dy javësh/AKKP do të shpërndajë fondin për ish-pronarët me vlerën e tokës në momentin e shpronësim

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 17:07

Ligji i pronës, i kontestuar nga opozita e grupet e interesit, dhe i rikthyer në Kuvend nga Presidenti Bujar Nishani, është botuar në Fletoren Zyrtare. Hyrja në fuqi e ligjit do të bëhet pas dy javësh, ndërsa Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave pritet të nisë ndarjen e fondit për ish-pronarët me vlerën e tokës në momentin e shpronësimit.

Pavarësisht se është bërë me dije se ligji do të ankimohet nga Presidenti dhe Shoqatat e Pronarëve, zbatimi do vazhdojë deri në momentin që Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendim për pezullimin e tij.

Në bazë të ligjit, nëse pronarët do të kërkojnë kompesimin e plotë brenda 5 ditëve do të mund të marrin vetëm 40 % të vlerës, nëse kërkon të kompesohet financiarisht brenda 3 vitesh përfiton 30% të vlerës dhe nëse një pronar kërkon kompesimin e plotë brenda një viti përfiton vetëm 20%.

Deri në pritje të akteve të reja nënligjore që do të plotësojnë këtë ligj, Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave do të funksionojë në bazë të proçedurave të mëparshme.

Ndërkohë që brenda 30 ditëve pritet që të miratohet edhe formulari i ri i aplikimit për ish-pronarët.

Po ashtu mësohet se Agjensia e trajtimit të pronave do të rishikojë të gjitha vendimet e ndarjes së pronës sipas ligjit 7501, me qëllim krahasimin e sipërfaqes të pretenduara nga ish-pronarët dhe tokës që mund të kenë marrë nga reformat e pas vitit 1991.

Pjesë e rishikimit do të jenë edhe ato familje që janë kompesuar me aksione, letra me vlerë apo nga skema e kompensimit financiar.

Në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave janë regjistruar rreth 26 mijë dosje, ndërkohë që për vitin 2016 Qeveria ka akorduar një fond prej 3 miliard lekësh.

Vetëm për 6 muajt e parë nga kjo shumë janë akorduar 2.4 miliard lekë. Me anë të këtij ligji, Qeveria synon që të zgjidhë çështjen e kompesimit të ish-pronarëve brenda 10 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat