PD: Spitali i Elbasanit në kushte skandaloze, dhjetra specialistë të larguar nga puna

Shqipëria

PD: Spitali i Elbasanit në kushte skandaloze, dhjetra specialistë të larguar nga puna

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:32

Deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, Arbiola Halimi dhe kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi, panë sot nga afër kushtet e spitalit dhe dëgjuan shqetësimet e pacientëve e familjarëve.

Nga vëzhgimi i deputeteve demokrate, sipas tyre dolën mjaft problematika, ku më i rëndi ishte heqja nga puna pa asnjë motiv, i infermierëve dhe sanitarëve nga drejtoresha e këtij spitali, me urdhër të ministrit Beqaj.

Deputeti Luçiano Boçi u shpreh se “vumë re që ambientet janë të degraduara, cka evidentohet edhe nga pacientët. Kushtet janë skandaloze. Problemi kryesor mbetet shkarkimi dhe largimi nga puna i stafit ndihmës, sanitare dhe infermierë. Janë larguar infermierë të cilët kanë një përvojë të gjatë 40-45 vjeçare, ndërkohë në profesione të tjera si specialist i oksigjenit dhe sanitare kanë vite të tëra që punojnë dhe sot largohen në mënyrë të paargumentuar dhe të pajustifikuar nga puna thjesht me një urdhër të drejtoreshës të marrë nga Ministria”.

Deputetët theksuan se Partia Demokratike do të ndjekë në vazhdimësi nga afër situatën në spitalet e Shqipërisë, për të paraqitur në realitet degradimin që po përjeton shëndetësia nën drejtimin e ministrit Beqja, i cili ka premtuar shëndetësi falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat