Reforma në Drejtësi, Lu e Vllahutin takojnë Xhafën

Shqipëria

Reforma në Drejtësi, Lu e Vllahutin takojnë Xhafën

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 16:03

Ambasadori amerikan Donald Lu dhe diplomatja e Bashkimit Evropian, Romana Vllahutin, kanë qenë sot në kryesinë e Kuvendit, ku janë takuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa.

Ende nuk bëhen me dije arsyet e kësaj vizite, megjithatë besohet se qëllimi i takimit është reforma në Drejtësi.

Më herët Lu dhe Vllahutin kanë zhvilluar një tjetër takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat