Kodheli pret ushtarakët e kthyer nga Afganistani: Na keni bërë krenarë

Shqipëria

Kodheli pret ushtarakët e kthyer nga Afganistani: Na keni bërë krenarë

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:50

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, takuan sot ushtarakët e kthyer nga misioni i NATO-s në Afganistan, “Resolute Support”.

Ministrja Kodheli duke iu uruar mirëseardhjen u shpreh se “ndihem krenare për përzgjedhjen që kemi bërë, për përkushtimin tuaj, për punën për vlerat që keni treguar dhe që na keni bërë të ndihemi krenarë për vlerësimet që kemi marrë nga komandanti i Komandës së ‘Resolute Suport’ ”.

Në fjalën e mbajtur gjeneralmajor Bazo vlerësoi përkushtimin e ushtarakëve që morën pjesë në mision.

“Ju përgëzoj pafund për vlerësimin dhe përkushtimin tuaj në zbatimin dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin individual, por dhe përfaqësimin që i keni bërë Forcave tona të Armatosura”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat