Reforma në Drejtësi dhe Byroja e Hetimit, Basha takim 1 orësh me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Shqipëria

Reforma në Drejtësi dhe Byroja e Hetimit, Basha takim 1 orësh me Ambasadorët Lu dhe Vlahutin

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:25

Reforma në Drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ishin cështjet që u diskutuan në takimin 1 orësh mes Kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Një ditë pasi Basha priti në selinë e PD-së europarlamentarët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, kreu demokrat ka zhvilluar takimin me dy nga ambasadorët më të rëndësishëm dhe më aktivë për cështjet e debatueshme në politikën shqiptare.

Burime nga PD shprehen se në këtë takim janë ridiskutuar cështjet e reformës në drejtësi, si dhe ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të cilën demokratët insistojnë miratimin nga Kuvendi me procedurë të përshpejtuar, edhe pse kërkesa e tyre nuk u morr parasysh nga mazhoranca. Burimet theksojnë se në takimin me dy Ambasadorët, kreu demokrat ka rikonfirmuar qëndrimin e PD për miratimin e reformës në drejtësi, duke kujtuar këtu edhe ftesën publike që i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Po kështu mësohet se Bash aka kërkuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas modelit të propozuar nga OPDAT, për të cilën duket se palët kanë rënë dakort.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat