Rivarrimi i eshtrave të Ibrahim Kodrës, Blushi përplaset me Kumbaron: Jepini llogari banorëve të Ishmit

Shqipëria

Rivarrimi i eshtrave të Ibrahim Kodrës, Blushi përplaset me Kumbaron: Jepini llogari banorëve të Ishmit

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:04

Rivarrimi i eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra ka shkaktuar debatin e rradhës mes vetë mazhorancës. Ishte deputeti socialist Ben Blushi, i cili gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, i ka kërkuar ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, sqarime mbi vendimin e marrë.

Replikat

Ben Blushi: “Duhet t’i jepni llogari banorëve të Ishmit. Duhet ndjekur një hierarki vlerash, lëreni Kodrën të prehet në Ishëm

Mirela Kumbaro: Ka moskoordinim pasi testamenti ishte lënë të hapej më 18 shkurt. Kodra u varros në Ishëm se qeveria e mëparshme s’e mori parasysh testamentin. Gjithçka po e bëjmë në zbatim të ligjit.

Reagimi i banorëve të Ishmit është emocional. Kemi biseduar me banorët, gjatë 10 viteve asnjë aktivitet nuk është bërë për të. Varri do të vendoset pranë vëllezërve Frashëri nderim për figurën e Ibrahim Kodrës.

Kemi testamentin e piktorit Ibrahim Kodra. Jemi në komunikim me komunitetin e administratorin e Ishmit. Kemi aktin noterial me dëshirën për t’u varrosur në Durrës ose Tiranë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat