‘Rama është kokëderr’! Reagime pas komentit të Majkos

Shqipëria

‘Rama është kokëderr’! Reagime pas komentit të Majkos

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 13:00

Ish-kryeministri dhe aktualisht deputet i PS, Pandeli Majko, në një intervistë për ‘Top Story’, tha se Edi Rama është kokëderr, por është kryeministri më i mirë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar shumë reagime.

Ish-deputeti Marko Bello shkruan në FB: “Ish-Kryeministri Pandeli Majko paska deklaruar dje, gjate nje interviste ne Top Story, se vendi yne eshte me fat qe ka ne krye nje kryeminister kokederr! Sipas tij, ne Shqiperi duhet te jesh kokederr, kokemushke apo kokeforte qe te kesh sukses, perndryshe je i mbaruar. Çudi e madhe. Nuk paska rendesi te jesh i ditur dhe i kulturuar, ta duash vendin dhe popullin tend, te punosh ne ekip dhe te jesh i ndershem. Mbi te gjitha te kesh te shenjte ligjin, te luftosh per lirine dhe perparimin. Jo jo, duhet te jesh kokederr. Kaq mjafton! Rrofte Republika e Kokederrave!”

Kurse analisti Skënder Minxhozi shkruan: “Pandeli Majko ka bërë një dalje të guximshme mbrëmë, duke u rreshtuar hapur në këtë debat të brendshëm partiak. Ai ka përdorur gjithashtu një epitet që mund të quhet i gjetur, brenda kontureve dhe kontekstit të momentit. Sepse është i dukshëm fakti se dhe ai e ka të vështirë ta justifikojë ndryshe atë që po ndodh në PS, përveçse me motivin madhor të lënies dorë të lirë ndaj kreut të panelit, për të çuar para atë që ka nisur.

Sa për ne të tjerët, shqiptarët e thjeshtë, që jemi djegur, më shumë sesa ja kemi parë hajrin republikës së “kokëderrave”, mbetet të shpresojmë se kësaj rradhe si Pandeli Majko, si shefi i tij Rama, të jenë duke na çuar me kokën e tyre të fortë në drejtimin e duhur. Megjithëse e dimë gjithashtu se “koka e fortë, e zeza e të zot”, siç thotë fjala e urtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat