Koncensionet, Rama i përgjigjet kritikëve: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara

Shqipëria

Koncensionet, Rama i përgjigjet kritikëve: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:30

Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara. Është kjo përgjigjia që Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të japë të gjithë kritikëve në lidhje me koncensionet e dhëna nga Qeveria.

Kritika në lidhje me koncensionet nuk janë shprehur vetëm nga opozita, por edhe deputetë të mazhorancës, të cilët në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar socialist, gjatë raportimit të 3 ministrave, kërkuan anullimin e kontratave koncensionare të naftës dhe atë të Langaricës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Qeverisë i referohet dëshmive të dhëna nga qytetarët përsa i takon Kontrollit Mjekësor Falas.

“Respekt për dhjetëra mijëra qytetarë që po përfitojnë nga nisma e qeverisë. Sepse Check-Up-i falas nuk vlen vetëm për individin, po edhe për krijimin e bazës digjitale të të dhënave që i duhen shtetit për ndërtimin e sistemit të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor falas. Prandaj kush është 40 - 65 vjeç të përfitojë nga kjo mundësi e re, për të parandaluar sëmundjet në trupin e vet dhe për të kontribuar njëkohësisht për reformën e madhe të shëndetësisë. Qentë le të lehin, karvani le të shkojë përpara”, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat