Kodheli: Ja pse quhem Mimi

Shqipëria

Kodheli: Ja pse quhem Mimi

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 11:05

Moderatori dhe gazetari Enkel Demi ka pasur të ftuar këtë mbrëmje në emisionin e tij “Shih programin”

Në TVSH, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, të cilën nuk ka lënë pa e ngacmuar edhe për emrin, që për hir të së vërtetës është shumë i veçantë në Shqipëri.

Emër, i cili shpesh është shigjetuar edhe nga ish-kryeministri Berisha….

Së shpejti më kanë njoftuar që teatri operas do të rivendosë mos gaboj “La Boheme”, historinë e Mimit. Do shkosh ta shikosh. Kam përshtypjen se në Mars do rivendoset?

Në fakt arsyeja pse unë quhem Mimi është pikërisht vepra e Puçinit. Unë sigurisht e di që emri i një prej arieve quhet ‘sa dorë e akullt’… E kam pasur për detyrë që ta mësoj përmendësh të gjithë veprën. Babai im ka qenë një njohës shumë i mirë i muzikës klasike dhe një fan i Puçinit dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam quajtur Mimi. Në shqip kjo tingullon pak e çuditshme dhe theksi bie tjetër kund, po gjithsesi prap emri im nuk është një shkurtim emri, është thjesht dhe vetëm emri që babai im i dashur më ka vënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat