Gjykimi ndaj personave të akuzuar si xhihadistë, njëri nga të pandehurit kërcënon avokaten: Mos fol në emrin tim

Shqipëria

Gjykimi ndaj personave të akuzuar si xhihadistë, njëri nga të pandehurit kërcënon avokaten: Mos fol në emrin tim

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:59

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka vijuar edhe sot gjykimi për 9 personat e akuzuar si xhihadistë, për rekrutimin e personave nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.

Gjatë seancës, një prej të pandehurve, Zeqir Imeri ka kërcënuar avokatën mbrojtëse të caktuar nga gjykata.

Mësohet se Imeri i ka thënë avokatës që të mos flasë në emrin e tij. “Mos fol në emrin tim, mos u ngri nga vendi për të mirën tënde”, i ka thënë Zeqir Imeri avokates. Seanca e sotme ka vijuar me dëgjimin e përgjimeve ambientale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat