Reforma në Drejtësi/Kukan-Fleckenstein informohen edhe nga Xhafaj

Shqipëria

Reforma në Drejtësi/Kukan-Fleckenstein informohen edhe nga Xhafaj

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:34

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, dy europarlamentarët Knut Fleckenstein dhe Eduart Kukan kanë zhvilluar edhe një takim në mbyllje të agjendës së tyre me Kryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Reforma në Drejtësi mësohet se ka qenë në qendër të këtij takimi, megjithëse dy europarlamentarët në konferencën e përbashkët për mediat u shprehën se do të kërkojnë në Komisionin Europian një Mision monitorimi në lidhje me këtë reformë.

Mësohet se në takimin me Xhafajn, eurodeputetët janë informuar mbi ecurinë e procesit dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me këtë reformë.

Gjithashtu Kukan dhe Fleckenstein u shprehën se do të presin konkluzionet përfundimtare të Komisionit të Venecias në lidhje me reformën, por pas takimeveme Kryeministrin Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Kreun e PD-së Lulzim Basha u shprehën optimist në lidhje me realizimin e kësaj reforme, që e cilësuan si kyce për integrimin e vendit në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat