Bello ironizon Majkon: Rroftë Republika e Kokëderrave

Shqipëria

Bello ironizon Majkon: Rroftë Republika e Kokëderrave

Nga: Gjergj Koja Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:15

Marko Bello, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Integrimit në një nga Qeveritë e drejtuara nga PS, ka ironizuar deklarimet e ish-Kryeministrit dhe deputetit socialist Pandeli Majko, sipas të cilit Shqipëria është me fat që ka një Kryeministër kokëderr.

Referuar deklaratës së Majkos, Bello shkruan se nuk paska rëndësi që të jesh i ditur apo i kulturuar, që të kesh të shenjtë ligjin, por duhet të jesh kokëderr.

“Ish kryeministri Pandeli Majko paska deklaruar dje, gjatë një interviste në Top Story, se vendi ynë është me fat që ka në krye një kryeministër kokëderr!

Sipas tij, në Shqipëri duhet të jesh kokëderr, kokemushke apo kokëforte që të kesh sukses, përndryshe je i mbaruar.
Cudi e madhe. Nuk paska rëndësi të jesh i ditur dhe i kulturuar, ta duash vendin dhe popullin tënd, të punosh në ekip dhe të jesh i ndershëm. Mbi të gjitha të kesh të shenjtë ligjin, të luftosh për lirinë dhe përparimin. Jo jo, duhet të jesh kokëderr. Kaq mjafton!

Rroftë Republika e Kokëderrave!”,shkruan Bello në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat