A është ky skafi që i shpëtoi policisë italiane?

Shqipëria

A është ky skafi që i shpëtoi policisë italiane?

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:32

Policia Kufitare Shqiptare ka bllokuar një skaf të ngjashëm me atë që është bllokuar nga policia italiane disa ditë më parë, ku janë gjendur edhe një gjysmë ton hashashi.

Autoritetet shqiptare konfirmojnë se po vazhdon mbikëqyrja e hapësirës së Adriatikut në të dyja brigjet e tij, si dhe po zhvillohen operacione të koordinuara me autoritetet italiane.

“Gjatë operacionit të përbashkët nga Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo e qarkut në brigjet e Vlorës, nga kontrollet e zhvilluara u identifikua një mjet me dokumente të parregullta i cili u bllokua”, njofton policia.

Ndërkohë vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare Durrës, Vlorë, Sarandë, e në të gjithë hapësirën detare si dhe në vendbazimet e mjeteve lundruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat