Rama: Vendosmërisht përpara në rrugën e reformës në drejtësi

Shqipëria

Rama: Vendosmërisht përpara në rrugën e reformës në drejtësi

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:10

Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërine për të cuar përpara reformën në drejtësi ndërsa ka qenë në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, për të parë nga afër zbatimin e programit të kontrollit (check-up) falas për grup-moshën 40-65 vjeç në kabinetet e kësaj qendre.

Kryeminiastri Rama në nje status të tij neFacebook, pasditen e vonë shprehet se “Sot në qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, për të parë nga afër zbatimin e programit të kontrollit (check-up) falas për grup-moshën 40-65 vjeç në kabinetet e kësaj qendre. Kontrolli falas është një nga fazat më të rëndësishme dhe më të domosdoshme në rrugën e reformës drejt mbulimit universal në shëndetësi, ose siç e quajmë ndryshe shëndetësia falas. Sepse vetëm kështu mundësohet ngritja e një baze të dhënash dixhitale për shëndetin e shtetasve, për herë të parë pas 20 e kusur vitesh, pa të cilën nuk ka asnjë mundësi të ndërtohet sistemi i mbulimit shëndetësor universal”.

“Fluksi në rritje i qytetarëve që po përfshihen në këtë proces është një inkurajim i madh dhe një garanci e sigurtë për rezultatin e duhur në rrugën e një reforme shumë të vështirë, por padiskutim jetike për rritjen e cilësisë së shërbimit kombëtar shëndetësor dhe të shendetit publik në tërësi” shprehet Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat