Masakra e Elbasanit, Haki Çako: Dyshohet për 4 autorë. Nuk kanë kaluar kufirin

Shqipëria

Masakra e Elbasanit, Haki Çako: Dyshohet për 4 autorë. Nuk kanë kaluar kufirin

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është i ftuar në Tonight Ilva Tare në ne Ora News ku përballë gazetares Ilva Tare për t’iu përgjigjur pyetjeve për situatën më të fundit të rendit në vend.

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se në Shqipëri ka grupe kriminale, por ai celula mafioze.

Në lidhje më ngjarjen e Elbasanit, Çako dhe se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Ende vijon puna për kapjen e autorëve, të cilët sipas tij dyshohet se kanë qenë 4 persona, 3 aktiv dhe një drejtues mjeti.

Duke iu referuar ngjarjeve kriminale si vrasja e deputetit Xhindi apo bankierit Artan Santo, drejtori i policisë tha se vijojnë ende hetimet.

Në lidhje me 500 kg marijuanë që u sekuestrua në brigjet italiane që dyshohej se vinte nga Shqipëria me skaf, Çako tha se janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.

Çako foli edhe për Byronë e Hetimit, që sipas tij duhet të jetë një strukturë nën varësin e Policisë.

PJESE NGA INTERVISTA ME HAKI ÇAKON

Çako: Lëvizjet ne polici per te permiresuar punen

Çako: Më duhet të bëj të qartë se Policia e Shtetit është në ristrukturim. Lëvizjet përkojnë me nevojën e një ristrukturimi,në zbatim të urdhërit të ministrit të Brendshëm për ristrukturimin e policisë. Lëvizjet janë bërë për përmirësim të punës dhe të rritjes se impulsve për të përballuar të gjitha sfidat e policisë.

A janë këto lëvizje nisur nga ngjarjet e fundit?

Çako: Në tërësi ka edhe elemente për të sjellë ritëm më të lartë të drejtuesve për të përballuar me sukses detyrat.

Pse ishte e nevojshme të ndryshoheshin?

Çako: Ne kemi analizuar punën 1-vjecare të Policisë dhe është një punë që ka konsistuar në rezultate shumë herë më të mira krahasuar me vitet më parë, por ne vazhdojmë të nxjerrim analiza dhe të përballemi me sfida.

Çako: Nuk është e vërtetë që situata është e përkeqësuar. Ka një realitet me të drejtën e raportimit në një kohë rekord të të gjitha ngjarjeve. Ngjarje ka pasur në të gjithë periudhat dhe policia ka qene e gatshme në të gjitha rastet. Sot policia nuk fsheh dhe nuk ruan asnjë lloj rezerve për veprat penale, por ka detyrimin për ta proceduar.

Kush është operacioni më delikat që ka hasur policia, a ka pasur dështime?

Çako: Operacionet policore janë transmetuar në kohë rekord, për këtë falenderoj edhe mediat. Ne kemi realizuar një sërë aksionesh të rëndësishme. Si ai i Lazaratit, Dukagjinit, Xibrakës, operacionet kundër krimit të organizuar. Nuk mund të evidentoj dështime. Shumë ngjarje kërkojnë kohën e vet ne investigim dhe në zbulim të këtyre veprave penale.
Ne kemi për detyrë që të maksimizojmë dhe të zbulojmë ngjarjet të mbetura pa autorë të trashëguara ndër vite.

I ka policia burimet për të përballuar këto aksione?

Çako: Është synuar shtimi i numrit të punonjësve të policisë. Punonjësit janë riorganizuar duke marrë përsipër të kontrollojnë cdo sipërfaqe të territorit shqiptar.

Nuk mund të bëj komente politike. Unë jam drejtori i Policisë së Shtetit kam për detyrë të organizoj dhe të ndjek veprimtarinë e policisë së shtetit. Në të gjithë treguesit e policisë dhe partnerëve, prezenca policore ka qenë e ndjeshme. Komentet politike nuk më takojnë mua.

Janë shtuar personat qe merren me krime në Shqipëri?

Çako: Ne e kemi për detyrë të evidentojmë rastet. Të gjitha ato që janë rezultate të policisë dhe puna e policisë është më evidente.

Personat me precedent penal janë të evidentuar nga policia. Ne hasim persona me precedent penal dhe kriminale, qoftë edhe subjekte që i janë nënshtruar arresteve ose hetimit, por për arsye që lidhen me drejtësinë këta ridalin dhe aktiviteti i tyre rizgjohet dhe interesi është në shkelje me ligjin.

Policia bën maksimumin për të mbajtur nën kontroll këta persona.

Masakra e Elbasanit

Çako: Për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit. Ne kemi ngritur versionet përkatëse. Për shkak të subjekteve, pro edhe të dëmtuarve që mbartin një konflikt të vjetër versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes, por për shkak të hetimit refuzoj të jap detaje.

A ka ndonjë pistë të re të hetimit?

Çako: E thashë lidhet me konspiracionin

Ju kanë ndihmuar dëshmitë e të plagosurve?

Çako: Ka shumë element ku ne kemi ngritur hetimet tona, por phjesërisht ato janë pjesë e hetimit për tu vlerësuar.

A është filmuar ngjarja?

Çako: Ka pamje të pjesshme, por edhe kjo rezervohet.

A kanë qenë të veshur me uniforma police?

Çako: Autorët kanë qenë të veshura me roba kamuflazhi.

Ishte e pamundur të arrestoheshin?

Çako: Ne jemi në hetim, dhe po punojmë intesivisht.

Keni një numër?

Çako: Në këtë krim mendohet se kanë marrë pjesë 4 persona, 3 aktiv dhe një në drejtim të mjetit.

A i mbante nën mbikqyrje policia, pasi ishin me precedent?

Çako: Policia e Elbasanit ka qenë në krye të detyrës, ka mbërritur në vendngjarje, pavarësisht se nuk janë kapur autorët.
Keni informacion se vrasësit e Elbasanit janë larguar jashtë?

Çako: Kush e ka këtë informacion është i detyruar ta denoncojë. Unë nuk e di, por kam përshtypjen se është abuzim. Eshte abuziv lajmi që autorët kanë dalë jashtë shtetit.

Vrasja e Santos, Çako: Jemi në hetim

Ka një vrasje në 2014 që nuk është zbardhur, rasti i Artan Santos?

Çako: Është një ngjarje e cila vazhdon hetimi, në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës. Vazhdon hetimi në pistat e mundshme që ne kemi ngritur.

Kanë emra?

Çako: Dyshimi është dyshim, por ka versione të ngritura.

A janë dy personat me motor në kërkim?

Çako: Jemi në hetim për të evidentuar dhe identifikuar personat.
Çako: Ka pasur edhe arrestime të punonjesve të policisë

Ka pasur lajme edhe në media për dekonspirimi edhe të uniformave blu, qëndrojnë lajme të tilla?

Çako: Janë proceduar shumë punonjës policie, në dy vjet mbi 2 mijë raste.

Ka pasur raste kur policët kanë dhënë informacion autorëve?

Çako: Ka raste të mosrealizimit të punës dhe detyrës.

Po raste ndëshkimi?

Çako: Sigurisht që ka pasur, ka pasur edhe raste arrestimi.

A është e lehtë të identifikohen

Çako: Ne jemi të vendosur të identifikojmë cdo efektiv policie që është pjesë e krimit.

Kush është krimi më I rëndë në Shqipëri?

Çako: Pesha e krimeve është e përcaktuar në Kodin Penal. Nuk mund të bëjmë klasifikim të krimeve. Krimet e rënda janë të përcaktuara në Kodin Penal.

Është e lehtë të luftohet krimi ekonomik, krimi I zyrtarëve të lartë..?

Çako: Vështirësi ka, sepse implikon edhe struktura të caktuara dhe e bëjnë të pamundur vënien përpara përgjegjësisë. Ne jemi të qartë në hetimin dhe në hetimin e aseteve kriminale.

Çako: Bashkëpunimi me SHISH dhe Prokurori, korrekte

Si është bashkëpunimi i policisë me SHISH, Prokurorinë?

Çako: Të gjitha institucionet kanë përgjegjësitë e vetë dhe kanë të ndarë funksionin që ato kryejnë. Policia e ndodhur përballë një nevojë për të përballuar veprimtari të shumta ka përballur një veprimtari të shumtë. Kjo lidhet edhe me nivelin e caktuar të Prokurorëve, por edhe me nevojën për të thelluar më tej hetimin, për ta cuar në Gjykatë. Ka raste që rezervojnë papërgjegjshmëri të oficervët gjyqësore, por edhe të prokurorëve.

Vrasja e deputetit Xhindi, Çako: Ngjarja në hetim

Vrasja e deputetit Xhindi…?

Çako: Kjo është një ngjarje e rëndë që ka vite që ka ndodhur dhe ka hetimet e veta. Ne jemi duke investuar për këtë cështje. Kemi ngritur një grup të vecantë ka edhe kjo element të hetimit përkatës.

Rasti i rrëmbimit të Stafukës..?

Çako: Vazhdojnë hetimet, është ende në hetim.

Operacioni antidorgë

Ka një çështje që është çështje e ditës. Operacioni I bujshëm. Ka riaktivizim të skafeve?

Çako: Kjo është një luftë që ka vite. Persona me precedent tentojnë ti shmangen policisë dhe tentojnë të shesin kanabis. Ne jemi në një bashkëpunim shumë të ngushtë me policinë italiane. Patrullojmë sëbashku kufirin bregdetar shqiptar, ndaj dhe operacioni I fundit janë pasqyrim i bashkëpunimit.

Çako: Në Lazarat nuk mbillet më drogë

Cfarë bëhet me Lazaratin?

Çako: Lazarati është fshati më I preferuar,q oftë edhe për pelegrinazh për shqiptarët dhe të huajt. Ka banorë që jetojnë dhe punojnë normalisht.
Policia aty është e pranishme?

Çako: Policia patrullon dhe i vihet në ndihmë komunitetit sin ë të gjithë zonat e tjera të Shqipërisë.
Mbahet ende në vëzhgim?

Çako: Jo nuk mbahet më në vëzhgim.

A solli rritje të krimit të brendshëm në fshat?

Çako: Ka një sërë analizash përpos ndryshimit të statusit të këtij komuniteti. Jam I bindur që përfituesit më të mëdhenj janë banorët e Lazaratit që tani nuk identifikohen më me gisht. Janë si gjithë të tjerët.

Mund të themi se në Lazarat nuk mbillet më drogë?

Çako: Po, nuk ka më drogë.

Operacioni i Dukagjinit

Me Dukagjinin keni mbaruar punë?

Çako: Procedimi është cështje tjetër dhe kapja është punë tjetër. Ne jemi të angazhuar ti evidentojmë dhe ti kapim, por jot ë gjithë I kemi kapur.

Kjo droga që po transportohej në Itali, është sasi e re apo e vjetër?

Çako: Duhet të presim analizat, por nuk ka të re.

A janë shqetësuese apo agressive grupet kriminale?

Çako: Cdo grup ka rrezikshmërinë e vet për policinë, por kjo nuk përbën shqetësim dhe aq më shumë frikë për policinë.

Çako: Laboratori i Xibrakës, operacion i suksesshëm

Çako: Rasti i Xibrakës ishte një operacion i suksesshëm në bashkëpunim me policinë gjermane. Ai ishte një rast që u dokumentua, personat u vunë përpara përgjegjësisë ligjore. Të gjitha grupet kriminale kanë tendencën, synimin dhe vendin që mund ti shmangen policinë.

A ka rrezik për ndonjë laborator tjetër?

Çako: Nuk mund të konfirmoj, për punën e një studioje.
Droga me skaf në Itali, Çako: Autorët janë të identifikuar

Droga në Itali, janë të evuidentuar autorët?

Çako: Persona janë të identifikuar

Do të jetë e lehtë të kapen?

Çako: E lehtë nuk është asgjë, prandaj konsiderohet si profesion i vështirë.

A mund të flasim për celula mafioze në Shqipëri?

Çako: Nuk është shprehje që i përket kriminalitetit në Shqipëri. Ka grupe kriminale, ka një të vërtetë të madhe që shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë kryejnë vepra kriminale në vende të ndryshme të Europës, por ne kemi bashkëpunim me autoritetet homologe.

Ku përfundon droga e sekuestruar nga policia

Çako: I nënshtrohet ekzaminimit dhe asgjesohen me vendim të gjykatës, e cila shprehet në vendimin që merr për asgjesimin me një komision të posaçëm.
Rreziku nga terrorizmi, Çako: Nuk jemi të imunizuar

A ka alarm serioz policia për sulme terroriste?

Çako: Një nga prioritetet është lufta kundër terrorizmit. Ne jemi të mbështetur nga SHBA. Është e vërtetë që një numër I caktuar shqiptarësh ka lëvizur ose është bërë pjesë e luftimeve në Siri. Legjislacioni shqiptar tani që është përputhur me atë të BE dhe SHBA për të vënë përpara përgjegjësisë personat që janë të përfshirë. Edhe Shqipëria nuk është e imunizuar nga këta persona. Kjo është edhe cështja ose prioriteti bazë. Ne kemi ngritur edhe njësinë e vecantë të antiterrorizmit.

A ka institucione të rrezikuara seriozisht?

Çako: Ky prioritet ka objektivat dhe njerëzit e vet që angazhohen në mënyrë të vazhdueshme për të siguruar institucionet, apo personalitetet që mund të bëjnë rriskun për ngjarje të tilla.

Çako: Byroja e Hetimit duhet të jetë në varësinë e policisë

Çako: Byroja e hetimit ka qenë një nga prioritetet e qeverisë, ne kemi punuar me ekspertë të huaj për të formatuar një strukturë që do të operonte në investigimin, por edhe rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Janë krijuar disa drafte që mundësonin ngritjen e Byrosë që do të funksionon në bazë të policsë, por edhe nën mbikqyrje të vazhdueshme nga Prokuroria.

Duhet të jetë një varësi nga policia, si do të zgjidhet pjesa e hetimit?

Çako: Në mendimin tim kjo strukturë duhet të jetë në varësi të policisë, sepse do të bëjë të domosdoshme hetimin. Çdo varësi tjetër nuk do të mundësonte gjurmimin policor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat