Mimi Kodheli kërkon 600 ushtarë

Shqipëria

Mimi Kodheli kërkon 600 ushtarë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 21:29

Ministria e Mbrojtjes ka nisur një fushatë rekrutimi për 600 ushtarë të rinj që do t’i bashkohen Forcave të Armatosura.
Për shkak të interesimit të ulët ministrja e Mimi Kodheli ka kërkuar ndihmë edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe administratorët e Tiranës, për të ftuar të rinjtë nga mosha 18 deri në 27 vjeç të bëhen pjesë e ushtrisë shqiptare.
Regjistrimet kanë filluar që në muajin dhjetor dhe do të mbyllen më 1 mars.

Të rinjtë që kalojnë testin dhe bëhen pjesë e FA marrin një pagesë fillestare prej 30 mijë lekësh të reja.
Një tjetër fazë përzgjedhje do të zhvillohet në vjeshtë të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat