Greqia dëbon 1300 emigrantë, prej tyre 755 shqiptarë

Shqipëria

Greqia dëbon 1300 emigrantë, prej tyre 755 shqiptarë

Nga: F.D. Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 21:29

Greqia ka dëbuar gjatë muajit janar, 2016, plot 1300 emigrantë, prej të cilëve 755 shqiptarë, siç njoftoi ministria e brendshme greke gjatë të hënës, përcjell Bota sot.
“Ata qëndronin ilegalisht në Greqi, dhe konkretisht bëhet fjalë për 1300 të dëbuar,” u tha mes tjerash. “Prej tyre 755 shqiptarë, 336 marokenë, 61 gjeorgjianë, 25 iranianë dhe disa turq dhe bullagarë.”

Pas vendimit në Maqedoni, që të pranohen vetëm refugjatët nga Iraku, Afganistani dhe Siria, në Greqi janë rritur ndjeshëm numri i madh i refugjatëve ilegalë nga Pakistani, India, Shri Lanka dhe vendeve të Afrikës Veriore.

Ata do dëbohen së shpejti me tempo të përshpejtuar, tha një oficer grek për agjencitë gjermane të lajmeve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat