Lëvizje në Policinë e Shtetit, transferohet shefi i Komisariatit të Elbasanit

Shqipëria

Lëvizje në Policinë e Shtetit, transferohet shefi i Komisariatit të Elbasanit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:28

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë në qarqet e vendit.


Mes lëvizjeve vihet re ajo e shefit të komisariatit të Elbasanit, i cili u transferua nga Elbasani në zv/Shef Komisariati ne Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë, 4 ditë pas masakrës në një lokal, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë u plagosën.


Ja lëvizjet në Policinë e Shtetit


Arjan Feri deri tani Shef Sektori në Burimet Njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit transferohet dhe emërohet Drejtori i Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër.


Qerim Aliaj deri tani Drejtori i Kufirit Gjirokastër transferohet dhe emërohet Drejtor i Kufirit Shkoder.


Drejtori i Policise Kufitare Shkodër Rakip Kazani transferohet dhe emerohet Shef Sektori i Burimeve Njerezore në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin.


Llazar Pina deri tani Specialist ne Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin , transferohet dhe emërohet Shef Sektori ne Burimet Njerezore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.


Artan Shkembi deri tani Shef Sektori i Antidrogës në Drejtorinë për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë në Drejtorinë e Policisë vendore Vlore.


Ilirjan Balla nga zv/drejtori i Policise Vlore transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Pol Dibër.


Bashkim Shehu nga zv/drejtor Diber transferohet dhe emërohet zv/drejtor i Policisë Kukës.


Shkelqim Pepkola nga zv/drejtor i Policisë Elbasan transferohet dhe emerohet zv/drejtor i Policisë Korce.


Gentjan Shehaj nga zv/drejtor Korce transferohet dhe emerohet zv/drejtor i Policisë Lezhë.


Skender Hitaj nga zv/drejtor Lezhë transferohet dhe emerohet zv/drejtor në Elbasan.


Rezar Velmishi deri tani Specialist ne Drejtorine e Hetimit e për Narkotiket e Trafiqet ne Drejtorin e Policisë së Shtetit transferohet dhe emerohet zv/drejtor i Policisë Durrës.


Shkelzen Rexhepi deri tani zv/drejtor i Pol Durres transferohet dhe emerohet Shef Sektori i Interpolit.


Oltion Kumbulla deri tani Shef Komisariati në komisariatin e policisë Elbasan transferohet dhe emerohet zv/Shef Komisariati ne Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat