Analiza e Prokurorisë, Antikorrupsioni, Llalla shton prokurorët, prioritet paditë e fundit

Shqipëria

Analiza e Prokurorisë, Antikorrupsioni, Llalla shton prokurorët, prioritet paditë e fundit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:27

Njësia Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda po rimer formën e mëparshme. Këshilli i Prokurorisë i ka propozuar Prokurorit të Përgjithshëm shtimin e katër prokurorëve të rinj në këtë njësi. Katër emrat e propozuar kryesisht magjistratë janë dërguar për dekretim presidentit Bujar Nishani. Ndërkohë Llalla ishte i pranishëm sot në analizën e prokuroisë së Tiranës ku u ka kërkuar vartësve të kenë prioitet referimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive.
Pak kohe pasi Prokurori i Përgjithshëm uli numrin e prokurorëve në njësinë atikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me argumentin se nuk kishte referime , duket se kjo njësi po rimer formën e mëparshme.
Katër prokurorë të rinj pritet t’i shtohen kësaj njësie, e cila heton kryesisht korrupsionin e zyrtarëve të lartë duke e çuar në 9 numrin e prokurorëve në këtë sektor të rëndësishëm të Krimeve të Rënda.
Propozimi i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ka përzgjedhur katër nga 20 prokurorë , që kishin kërkuar të transferoheshi në këtë njësi.
Burimet bëjnë me dije se emrat e propozuar janë kryesisht magjistrate, të cilet pasi kanë marrë miratimin e prokurorit të përgjithshëm i janë dërguar presidentit për t’i dekretuar.
Shtimi i numrit të prokurorëve në këtë njësi vjen në një kohë ku vetë kreu i akuzës gjatë analizave në rrethe u ka kërkuar vartësve të rrisin hetimet proaktive në luften kundër korrupsionit. Si dhe në një kohë ku në fokus të politikës është vendosur debati për Byronë Kombëtare të Hetimit, ku vete kreu i akuzës ka propozuar të jetë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kryprokurori ishte i pranishem këtë të hënë në analizen vjetore të Prokurorisë së Tiranës, e cila ishte e vetmja që u bë pa praninë e medias.
Mësohet se edhe në këtë takim Llalla u ka kërkuar vartësve të jenë të vemendshëm ndaj denoncimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre të bëra nga instuticione të tjera si Kontrolli i Lartë i Shtetit apo dhe ato të bëra nga ILDKP-se.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat