Qeveria jep fondin prej 1.17 miliardë lekësh për rritjen e pensioneve për vitin 2016.
Në Dokumentin e Reformave Ekonomike, Këshilli i Ministrave ka miratuar vlerën e parave që do të jepet për rritjen e pensioneve.
Në programin ekonomik të qeverisë shkruhet: “Skema e sigurimeve shoqërore për vitin 2016 parashikohet në masën 13,3 miliardë lekë sa 7,4 e PBB-së, nga e cila për politikën e rritjes së pensioneve janë parashikuar 1,17 miliardë lekësh”.
Në vitin 2015 pensionet u rritën me 1,4 përqind me një fond të akorduar nga qeveria prej 554 milionë lekësh, dy herë më pak se ky i akorduar për vitin 2016.
Kështu pensionet për vitin 2016 do të rriten me 1,4 përqind . Rritja e pensioneve nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha kategoritë. Qëllimi i kësaj rritjeje është kategorizimi i pensioneve. Është akoma herët për ndarjen e kategorizimeve, por ky fond është parashikuar për t’u dhënë deri në muajin korrik. Për këtë muaj qeveria indekson pensionet, aq sa ç’është inflacioni në vend.