Zbardhen detaje nga mbledhje e Grupit Parlamentar të PS/Kërkohen anulimi i koncensionit të Langaricës dhe atyre të naftës

Shqipëria

Zbardhen detaje nga mbledhje e Grupit Parlamentar të PS/Kërkohen anulimi i koncensionit të Langaricës dhe atyre të naftës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 17:11

Zbardhen detajet nga mbledhja e Grupit Parlamentar socialist, ku për gati 1 orë raportuan 3 ministrat, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Megjithëse ministri i Zhvillimit Ekonomik në një prononcim për mediat tha se Grupi Parlamentar socialist ishte i qartë me reformat dhe koncensionet, të cilat i cilësoi si një përputhje me programin e Partisë Socialiste, burime nga kjo e fundit konfirmojnë debatet mes të paktën dy deputetëve Fatmir Toci dhe Besnik Baraj përsa i takon koncensioneve. Mësohet se në mbledhje, Toci dhe Baraj kërkuan anullimin e kontratave koncensionare për HEC e Langaricës, por edhe ato në sektorin e naftës. Porn ë përgjigje të këtyre kërkesave, ministry Gjiknuri ka sqaruar se nëse anullohen këto koncensionet kostot janë të mëdha. Ndërkohë mësohet se Kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruci nuk ka lejuar deputeten Mimoza Hafizi të flasë mbi procesin zgjedhor në Partinë Socialiste, më konkretisht mbi Kongresin që do të mbahet më 19 Mars. Hafizi deri më tani është deputetja e vetme socialiste që ka mbështetur publikisht kolegun e saj Ben Blushi, i cili ka kërkuar hapjen e garës për postin e Kryetarit të PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat