Bregu: PE-COSAC mirëpritën propozimin e Shqipërisë për pjesëmarrjen e Ballkanit në Procesin e Berlinit

Shqipëria

Bregu: PE-COSAC mirëpritën propozimin e Shqipërisë për pjesëmarrjen e Ballkanit në Procesin e Berlinit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 16:42

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se Parlamenti Europian dhe COSAC, sot mirëpritën propozimin e përcjellë nga Shqipëria për përfshirjen e Parlamenteve të Ballkanit Perendimor në Procesin e Berlinit.

Bregu bën të ditur nëpërmjet statusit të saj social Facebook pasditen e të hënës se “Sot në Hagë, në takimin e kryetarëve të Komisioneve Parlamentare të Çeshtjeve Europiane dhe Punëve të Jashtme, COSAC, zhvilluar gjatë presidences Holandeze të BE, Parlamenti Europian dhe COSAC mirëpriten propozimin e përcjellë nga Shqipëria për përfshirjen e Parlamenteve të Ballkanit Perendimor në Procesin e Berlinit, Samiti i radhës është në Paris”.

“Europa noton prej kohësh në ujëra të pasigurta, por pasiguritë e përditshme në të cilën jetojnë qytetarët e vendeve jo anëtare si Shqipëria, nuk pakësohen duke ulur nivelin e monitorimit për standartet tona të demokracisë dhe as zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perendimor, bëhet më i besueshem duke “u harruar” si prioritet gjatë çdo presidence. Shqipëria ka nevojë urgjente ta ktheje axhenden europiane në axhendën e vetme që i jep garanci zhvillimit të qendrueshëm te vendit”, shkruan Bregu.

Bregu thekson se “Si çdo vend në përpjekje për anëtarësim, çelesin për të hapur deren e negociatave e kemi në dorë të parët ne. Po të jemi në të besueshëm, është më e lehtë të kërkosh pragmatizëm nga BE”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat