Kukan-Fleckenstein: Byroja e Hetimit, strukturë e pavarur

Shqipëria

Kukan-Fleckenstein: Byroja e Hetimit, strukturë e pavarur

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:26

Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë një strukturë e pavarur. Ky është qëndrimi i dy eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, ndërsa kanë nisur nizitën zyrtare në Tiranë në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin. Serinë e takimeve dy europarlamentarët e nisën me përfaqësues të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ku mësohet se është diskutuar jo vetëm mbi zbatueshmërinë e ligjit për dekriminalizimin, por edhe mbi cështjet më të debatueshme në politikën shqiptare, reformën në drejtësi dhe byronë e hetimit. Europarlamentarët kanë zhvilluar një takim edhe me deputetin Ben Blushi, ku mësohet se janë njohur me zhvillimet më të fundit në Partinë Socialiste.

Blushi ka shpallur kandidaturën për postin e kreut të PS-së, por në anën tjetër duket se lidershipi i partisë më të madhe në koalicionin qeveritar, ka vendosur që në Kongresin e 19 Marsit të mos ketë garë, por thjesht konfirmim të kryetarit të saj, njëherëz edhe Kryeministër.

Seria e takimeve të europarlamentarëve ka vijuar me një drekë pune me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa do të pasohet nga një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha. Në përfundim të takimeve europarlamentarët pritet të japin një konferencë për mediat ku pritet të bëjnë public qëndrimin e tyre në lidhje me cështjet më të diskutueshme në politikën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat