Dëmtime nga firmat private, Durrësi pa energji në fundjavë

Shqipëria

Dëmtime nga firmat private, Durrësi pa energji në fundjavë

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:30

Gjatë fundjavës, qyteti i Durrësit ka vuajtur nga defekte të shumta, pjesa më e madhe e të cilave janë shkaktuar nga firmat private.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se, “si pasojë e këtyre defekteve ka mbetur pa energji qendra, dhe një pjesë e plazhit të Durrësit”.

OSHEE, njofton se punonjësit e kompanisë morën masa emergjente për normalizimin e situatës, ndërkohë që ka marrë masa ligjore edhe ndaj firmave private, të cilat punojnë pa asnjë kriter.

Nuk është hera e parë që firmat private dëmtojnë linjën e transmetimit të energjisë elektrike, duke lënë pa energji zona të tëra. Kujtojmë rastin e muajit nëntor të vitit që kaloi, ku zona të tëra të Tiranës mbetën për 6 orë pa energji.

OSHEE është shprehur se i ka denoncuar këto raste, të cilat po ndiqen nga Prokuroria.

Tjetër problematikë e hasur është ajo e dëmtimit të sahatëve nga vetë abonentët. Një ditë më parë, OSHEE bëri të ditur se kishte nisur prej disa javësh procesin e vendosjes së 600 sahatëve në Tropojë.

Në këtë zonë, banorët janë ankuar për faturim aforfe, por në fakt, OSHEE bën të ditur se 400 prej këtyre matësve janë dëmtuar me dashje. Dhe këto janë raste të denoncimit në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat