MBP, apel qytetarëve që kanë aplikuar për pasaportë në 2014-n: Tërhiqni para 30 prillit

Shqipëria

MBP, apel qytetarëve që kanë aplikuar për pasaportë në 2014-n: Tërhiqni para 30 prillit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 10:03

Të gjithë shtetasit shqiptarë, brenda dhe jashtë territorit të vendit, që kanë aplikuar për pasaportë në vitin 2014, t’i tërheqin në sportelet e shpërndarjes, sa më shpejt të jetë e mundur, përpara datës 30 prill 2016.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se pas kësaj date, nëse pasaportat nuk do të tërhiqen, atëherë sipas kontratës me firmën prodhuese “Aleat sh.p.k”., kësaj të fundit i lind e drejta t’i asgjësojë këto dokumente, për shkak se ato konsiderohen automatikisht të pavlefshme.

MPB-ja bën të ditur se ka kërkuar nga ana e firmës zgjatjen e këtij afati deri në 30 prill 2016, në mënyrë që t’u krijojë mundësi shtetasve shqiptarë që kanë aplikuar, të nisin procedurat për tërheqjen e dokumenteve pranë sporteleve të shpërndarjes, ose pranë përfaqësive diplomatike ku kanë aplikuar.

Ky apel u drejtohet kryesisht shtetasve shqiptarë në emigracion, duke sqaruar edhe njëherë se pas këtij afati, do të bëhet nxjerrja jashtë përdorimit/dëmtimi i dokumenteve të identitetit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) të prodhuara në vitin 2014 dhe të pa tërhequra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat