Qëllohet me vezë dhe domate ministri i Shëndetësisë, Policia: U godit makina

Shqipëria

Qëllohet me vezë dhe domate ministri i Shëndetësisë, Policia: U godit makina

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 09:39

(E plotësuar) - Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, ku një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi goditën me vezë e domate makinën e ministrit Ilir Beqaj.

Policia konfirmon ngjarjen dhe thotë se AKZ po protestonte pa leje në ambientet e jashtme.

Por sipas saj, ministri nuk ka qenë në makinë. “Makina është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit të ministrit, ndërsa ministri ndodhej në brendësi të institucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas policisë, ministri ka mundur të shpëtojë.

Qëllohet me vezë dhe domate ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë

Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë Ilir Beqaj, mëngjesin e sotëm është goditur me vezë dhe domate në nga aktivistët e Alencës Kuqezi në momentin kur ai po futej në ministri.

Së fundmi, Beqaj po kritikohet për vendimin e mbylljes së Urgjencës së Tiranës.

Beqaj thotë se urgjenca do ristrukturohet, kurse mjekët thonë se ajo do mbyllet pasi aty do bëhet një pallat.

Sipas tyre, urgjenca do jepet me koncesion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat