Masakra në Elbasan, në kërkim të autorëve edhe helikopterët e ushtrisë

Shqipëria

Masakra në Elbasan, në kërkim të autorëve edhe helikopterët e ushtrisë

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:42

Kur kanë kaluar 4 ditë nga masakra e ndodhur në Elbasan, ku humbën jetën 3 persona dhe 8 mbetën të plagosur, nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

Policia dhe prokuroria duket se kanë dështuar deri më tani në mbledhjen e provave dhe identifikimin e personave përgjegjës për luftën e mbrëmjes së të mërkurës (3 shkurt 2016) në Elbasan.

Gjatë ditës së sotme, është kërkuar edhe ndihma e Ministrisë së Mbrojtjes, për të ngritur në fluturim helikopterët “Cougar” të cilët mund të bëjnë kërkime nga ajri për shkak të sistemeve të sofistikuara me të cilët janë të pajisur.

Ata kanë kamera termike që mund të identifikojnë njerëzit edhe në errësirë. Mësohet se kërkimet me helikopter janë duke u bërë në malet e zonës së Krastës dhe Librazhdit, ku besoht se kanë ikur autorët e dyshuar.

Viktima mbetën Agron Çapja, Ardit Sinakolli, Eno Bedalli kurse të plagosurit Arnold Çapja, Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka dhe Florenc Çapja. Deri tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket identitetit të autorëve, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat