​Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë, monitorojnë ligjin për dekriminalizim

Shqipëria

​Fleckenstein dhe Kukan të hënën në Tiranë, monitorojnë ligjin për dekriminalizim

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 23:41

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan do të mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.

Dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në çështjen e ligjit të dekriminalizimit, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë, njofton Agjencia Telegrafike e Shqipërisë.

Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.

Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij.

Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar faktori ndërkombë tar këmbënguli në miratimin sa më shpejt të ligjit, gjë që u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat