“Të lutem më dëgjo pak”, ja si t’i vënë prangat çunat me edukatë (Video)

Shqipëria

“Të lutem më dëgjo pak”, ja si t’i vënë prangat çunat me edukatë (Video)

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:42

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në ‘Planin e masave’ për rritjen e parametrave të sigurisë gjate fundjaves, mbajtjen nën kontroll të situates kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore etj.

Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive të Policisë në Qarqe, Forcat e Levizshme Operacionale dhe Reparti Renea.

Në ketë kontekst , gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave dhe konkretisht:

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 11 drejtues mjetesh, nga këta 4 prej tyre në Tiranë.

Janë arrestuar 3 persona për armëmbajtje pa leje.

10 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafiqet e paligjshme.

Janë kapur 7 persona në kërkim.

Jane pezullar 43 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool, për semafor e kontroll teknik, nga keto 25 prej tyre në Tiranë.

19 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 51 persona.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme do vijojnë kontrollet me të njëjtin intensitet për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë kësaj jave në të gjithë vendit kanë vepruar në terren 85 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.

Janë kryer 3.432 kontrolle në terren.

Gjatë kontrolleve u evidentuan 22 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 22 autorë.

Nga këta, 11 autorë janë arrestuar në flagrancë, 4 autorë janë shpallur në kërkim dhe 7 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme , nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 17 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 17 autorë nga të cilët, 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 15 autorë ndiqen në gjendje të lirë.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve , gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin janë evidentuar 7 raste me 7 autorë, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 6 ndiqen në gjendje të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat