Koalicioni opozitar, PD flirton me Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun

Shqipëria

Koalicioni opozitar, PD flirton me Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 17:14

Partia Demokratike lë të hapur mundësinë e përfshirjesh në koalicion të partive të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë se, partia kryesore e opozitës thotë se mund të ketë si pjesë të koalicionit Frymën e Re Demokratike dhe Aleancën Kuqezi.

“Nuk përjashtohet as FRD, as forca të tilla si Aleanca Kuqezi apo parti të minoritetit. I gjithë spektri që gjen tek PD realizimin e ideve të tyre për një qeverisje më të mirë, më në favor të shqiptarëve”, tha Ristani.

Një deklaratë e tillë e Ristanit, u bë gjatë një interviste për “Ora News”. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së theksoi nga ana tjetër se, nuk do të bashkëpunojnë me Lëvizjen Socialiste për Integrim duke thënë se është përgjegjëse për keqqeverisjen e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat