Pika doganore e Kapshticës zhbllokohet

Shqipëria

Pika doganore e Kapshticës zhbllokohet

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 12:06

Pas grevës 24-orëshe të fermerëve grekë, është zhbllokuar pika doganore e Kapshticës. Mësohet se, pas ndërprerjes së grevës së fermerëve, puna në doganë vijon normalisht.

Ndërkohë, zyrtarët grekë kanë njoftuar se sot nuk do të ketë më ndërprerje të punës në pikën doganore të Kapshticës.

Kjo është hera e tretë brenda tre muajve të fundit që Greqia u paralizua nga një grevë e përgjithshme 24-orëshe. Ajo u konsiderua si greva më e madhe kundër qeverisë së majtë të kryeministrit Tsipras që kur ai ka ardhur në pushtet në janar të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat