Materniteti i Lezhës pa ilaçe bazike dhe infrastrukturë të amortizuar/Dede: Rama-Beqaj kanë prioritet bizneset e tyre

Shqipëria

Materniteti i Lezhës pa ilaçe bazike dhe infrastrukturë të amortizuar/Dede: Rama-Beqaj kanë prioritet bizneset e tyre

Nga: Gjergj Koja Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 11:50

Partia Demokratike vijon të denoncojë situatën e vështirë në shëndetësinë shqiptare, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj se kanë prioritet biznesin e tyre. Deputetja Albina Dede pa nga afër kushtet në Maternitetin e Lezhës, ku u takua me pacientet dhe familjarët e tyre.

Deda ka konstatuar mungesën e furnizimit me ilace bazike dhe infrastruktura e amortizuar, të cilat janë dy probleme kryesore. Nënat e reja dhe të afërmit e tyre i thanë deputetes Deda se ilaçet i blejnë vetë pasi ato mungojnë tërësisht në këtë spital.

Deda konstatoi se në Maternitet ka mungesë totale të ilaçeve dhe mjeteve qënësore duke filluar nga oksitocina, setat e operacionit e katateri.

“Një problem i madh është amortizimi i mjeteve prej mëse 30 vitesh dhe moszëvendësimi i tyre, mungesë që rrezikon jetën e nënave dhe foshnjave”, tha ajo.

Deputetja i bëri thirrje ministrit të shohë realitetin e spitaleve në Veri, mjerimin e tyre.
“Ka vetëm shfaqje dhe propagandë të kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë për reformë në shëndetësi dhe shërbim falas, ndërkohë që ata janë të zënë vetëm me koncesione dhe tendera me përfitime marramendëse. Në maternitetin e Lezhës ka mjerim dhe mungesë të theksuar, me mungesë të ilaceve dhe kushteve normale të trajtimit të pacientëve” tha deputetja Albina Deda.

Deputetja Deda u njoh dhe me shqetësimin e largimit nga puna të një pjese të konsiderueshme të stafit mjeksor, si në maternitet dhe në shërbimin shëndetësor të Lezhës.

Çështja e spastrimeve politike në sistemin shëndetësor në Lezhë, ku një mjek mbulon një numër të lartë pacientësh ishte dhe temë e forumit të Departamentit të Shëndetësisë me mjekët dhe ekspertë të këtij shërbimi në Lezhë. Mjekët vunë në dukje se gjatë qeverisjes së PD emërimet në shëndetësi kanë qenë të decentralizuara sipas nevojës dhe kërkesave të komunitetit. Tashmë politikat e punësimit apo largimit nga detyra janë monopol i Beqës dhe partisë në pushtet, pra e strukturave jo kompetente dhe jo profesioniste, por korruptive e nepotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat