PD denoncon situatën dramatike të dhjetra familjeve në Tropojë/Hajdarmataj: Qeveria t’i mbështesë me masa konkrete (Foto)

Shqipëria

PD denoncon situatën dramatike të dhjetra familjeve në Tropojë/Hajdarmataj: Qeveria t’i mbështesë me masa konkrete (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 11:37

Partia Demokratike, përmes deputetes së saj, Mimoza Hajdarmataj, ka denoncuar situatën dramatike në të cilën gjenden dhjetra familje në fshatrat e Tropojës.

Në fshatrat Babinë, Margegaj, Bujan, e zona të tjera, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj takoi banorët, të cilët i shprehën asaj shqetësimin e madh për heqjen nga lista e ndihmës ekonomike dhe braktisjen e emergjencave civile për ti ardhur në ndihmë me banesat e dëmtuara.

Në familjen e Ibrahim Haxhiaj dhe Astrit Sulaj gratë e këtyre familjeve u shprehën se mungesa e kushteve të strehimit, shoqëruar dhe nga kufizimet e energjisë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe të moshuarve në kushtet e një dimri të ashpër.

Nënat e këtyre familjeve i thanë deputetetes Hajdarmataj se nuk marrin asnjë përkrahje dhe ndihmë nga qeveria ndërkohë që kryefamiljarët që po kthehen nga azili, po përballen me papunësinë dhe mungesën e të ardhurave. Nga ana tjetër, me dhjetra familje e kanë të pamundur përballimin e çmimeve afrofe të energjisë elektrike.

Deputetja Hajdarmataj tha se braktisja e familjeve në nevojë është një realitet tejet i dhimbshëm veçanërisht në zonat e braktisura të Veriut dhe verilindjes. Ajo tha se qeveria me strukturat përkatëse është inekzistente, ndërkohë që bashkia është e pambështetur nga ekzekutivi me fonde.

Hajdarmataj i bëri apel Shërbimit social, Emergjencave Civile, Ministrisë së Energjetikës, që të mbështesin me masa konkrete dhe skema lehtësimi për energjinë, familjet e pamundura ekonomikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat