Batutat për anëtarësimet e reja në PS/Majko-Ramës: Duhet të zgjedhësh mes Kocos dhe Benit

Shqipëria

Batutat për anëtarësimet e reja në PS/Majko-Ramës: Duhet të zgjedhësh mes Kocos dhe Benit

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 11:27

Ish-Kryeministri Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste, nuk ka nguruar të thumbojë Kreun e PS-së, njëherëz edhe Kryeministër, Edi Rama, mbi përplasjet e krijuara në partinë më të madhe qeveritare dhe akuzat që i drejtohen nga kolegu socialist Ben Blushi. Në një takim për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, deputeti Majko thumboi Ramën se i duhej të zgjidhte mes modelit Kokëdhima dhe atij Blushi.

“Ia kam dhënë teserën Koço Kokëdhimës. Ia kam dhënë edhe Ben Blushit. Kështu që, zgjidh e mba tani mes të dyve”, iu drejtua Majko, Ramës.

Batuta e Majkos duket se e vuri në vështirësi Ramën, i cili nuk preferoi t’i përgjigjej.

Por kjo situatë nuk ishte e vetmja gjatë aktivitetit të organizuar në njesinë 5. Thuajse çdo anëtare e re ka treguar sesi është punësuar nga nga Zyrat e Punës të hapura nga Qeveria dhe nga konkurset e Ministrisë së Arsimit.

Disa prej anëtarëve të rinj u emocionuan aq shumë para Kryeministrit sa harruan “tekstet”, ndërsa dikush tjetër tingëlloi patetik, aq sa Rama tha me humor në një rast: “Kishe emocione si hera e parë, por me 2-3 fjalime do të na ndihmosh të bëjmë fushatë të sukseshme.”.

Qytetare: Unë pata një incident…ashtu me çantën.. dhe telefonova 129. …H…H….Erdhi për 20 minuta…Policia…

Rama: Do të thuash që policia të solli në Partinë Socialiste?!

Qytetarja: Jo, po…

Rama, kthehet nga Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat