Kampionia Fetie Kasa, tani me uniformë: Për femrat police, nuk e toleroj “gojën e gjatë”

Shqipëria

Kampionia Fetie Kasa, tani me uniformë: Për femrat police, nuk e toleroj “gojën e gjatë”

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 07:37

Fetie Kasa ka qënë dhe mbetet një nga vajzat më të thjeshta të sportit të peshëngritjes, kampionia e Shqipërisë për këtë sport.

Shtangën e ka lënë pas dhe tani dita e saj ndahet ndërmjet profesionit të saj të ri dhe djalit.

Ka nisur punën si police, policja më e re në Vlorë. “Kam vëllanë polic, – shprehet ajo, – prej tij mendova dhe unë ta nis këtë punë. Vlora është vendlindja ime, këtu kam prindërit, kështu vendosa se ishte diçka normale.”

E pyetur nga mediat shqiptare se çfarë nuk toleron në punë, ajo thotë: “Nuk toleroj shkeljet, por nuk toleroj as kundrejt femrave police, gojën e gjatë të njerëzve. Përdoret një fjalor jo i hijshëm ndaj nesh. Thërras skuadrën, nuk mund t’ia dal vetëm. Është më mirë kështu. E teprojnë jo vetëm çunat, por edhe femrat. Kujtoj se para pak ditësh në stadium, femrat përdornin fjalor më të pahijshëm sesa meshkujt (Qesh). “

Po për projektet e saj të ardhshme? Fetia thotë: “Të punoj, por edhe qëllimi im i vetëm është rritja e djalit. Nuk dua që ai të ndihet keq nga një nxitim që unë dhe i atij bëmë. Dua që ai të jetë i lumtur përherë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat