Bushati në takimin e Amsterdamit për emigrantët, shpreh angazhimin e Shqipërisë

Shqipëria

Bushati në takimin e Amsterdamit për emigrantët, shpreh angazhimin e Shqipërisë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:57

Kriza e refugjatëve dhe efektet e saj për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor mblodhi në Amsterdam Ministrat e Jashtëm të Unionit dhe vendeve kandidate.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, e vuri theksin tek efektet destabilizuese të krizës mbi proçeset zhvillimore dhe reformuese të rajonit.

Bushati tha se “përmasat e krizës kanë krijuar pikëpyetje mbi aftësitë e vendeve të prekura për të mbajtur gjallë procesin e zgjerimit të BE-së duke u përballur njëkohësisht me pasojat e krizës”.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit e vlerësuan të ulët rriskun për një rrugë të re të emigrantëve përmes Shqipërisë, por Ministri Bushati rikonfimoi angazhimin se strukturat tona do të vijojnë monitorimin e situatës në bashkëpunim me vendet fqinje dhe agjencitë e specializuara të BE-së dhe OKB-së.

“Kriza e refugjatëve ka nxjerrë në pah një ndërveprim të përforcuar të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky moment duhet shfrytëzuar për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve demokratizuese dhe shtet-ndërtuese në rajonin tonë”, u shpreh shefi diplomacisë shqiptare.

Ndërkaq gjatë takimit Austria propozoi dërgimin e trupave të armatosura në Ballkan për të mbrojtur kufijtë dhe
menaxhuar krizën e refugjatëve, ndërsa Hungaria hodhi idenë e bllokimit të refugjatëve në Maqedoni dhe Bullgari.

Por të dyja këto qëndrime u refuzuan hapur nga shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federika Mogerini, e cila theksoi se çelësi i suksesit është vetëm bashkëpunimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat