Dyshimet për postbllokun, Berisha: Ja pse ndodhi masakra e Elbasanit

Shqipëria

Dyshimet për postbllokun, Berisha: Ja pse ndodhi masakra e Elbasanit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:38

Tashmë që media po i mëshon më shumë faktit se masakra e Elbasanit mund të mos jetë hakmarrje mes fisesh, por një përplasje për trafiqet, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se e ka gjetur arsyen e këtij krimi.

Duke i besuar qytetarit dixhital, Berisha thotë se shkak i masakrës është eliminimi i një grupi për të kapur pistën e trafikut të drogës.

“Në vrasjen e Elbasanit ka një seri detajesh. Tre ditë para, RENEA ose Ndërhyrja e Shpejtë organizojnë një postbllok para atij lokali ku u bë vrasja, me policë që kishin të njëjtën veshje me ato që bënë vrasjen. Vendi nuk është i përshtatshëm për postbllok. Kanë qendruar rreth gjysëm ore duke bërë kontrolle dhe jane larguar.

-Postblloqet në drejtim të Librazhdit dhe Peqinit janë vendosur së paku 40 minuta pas krimit, ndërkohë drejtimet Gramsh, Cërrik, Dumre janë lënë të lira për kohë edhe më të gjatë!

-Ardhja e Tahirit në Elbasan bëri që policia të përqendrohet me sigurimin e VIP-it dhe jo me gjetjen e vrasësve.

-Është e vërtetë që dy familjet Çapja dhe Mema kanë qenë dhe janë në hasmëri, por në Elbasan masakrën nuk e lidhin dhe nuk e shohin si akt hakmarrje, por si larje hesapesh për zotërimin e pistës kryesore të drogës,” shkruan qytetari dixhital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat