Rama: Krime ndodhin dhe në Gjermani, është turp të baltosësh Policinë e Shtetit

Shqipëria

Rama: Krime ndodhin dhe në Gjermani, është turp të baltosësh Policinë e Shtetit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 19:08

Në javën që kulmoi me ngjarje të rënda kriminale kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm nxorën si shkaqe, mugesën e drejtësisë në vend të cilën e kanë në shënjestër si sektor që duhet reformuar rrënjësisht. Nga Durrësi ku janë ndalur për anëtarësimet e radhës në partinë Socialiste kryeministri mori si shembull krimin që ekziston edhe në vende si Gjermania.

Edi Rama: Sigurisht që ndodhin krime. Ku nuk ndodhin krime?! Përpara pak javësh, natën e vitit të ri në vendin më të sigurtë më të Europës, në sheshin e njerit prej qyteteve më të mëdha të atij vendi u deklaruan mbi 60 vjaza dhe gra të pëerdhunuara, për të mos folur plot e plot raste të tjera. Ca dua të them me këtë? Dua të them që është gjëja më e lehtë, por edhe gjëja më e turpshme që pas cdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit, spese njerëzit nuk janë aq mëndje lehtë sa për fat të keq politika i ka kujtuar gjithë këto vite, dhe njerëzit e dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin.

Saimir Tahiri: Unë pyes, si ka mundësi që ata që kanë bërë vrasje, ata që kanë bërë vjedhje, arrestohen nga Policia dhe dalin përsëri nga burgu? I lë drejtësia të lirë.

E ndërsa përsa i përket shëndetësisë falas një prej premtimeve më të mëdha të qevrisë lideri socialist pranoi duke cituar nje shprehje popullore se ky prmetim nuk eshte realizuar.

Edi Rama: Për të bërë shëbndetësinë falas. Shëndetësia falas nuk është një fjalë gojë, është arsye e plotë për të kujtuar shprehjen “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”

Rama ftoi qytetarët që të anëtarësohen në Partinë Socialistë pasi vendi po ecën drejt reformave duke e lidhur me vlerësimin e Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s e cila përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat