Byroja, Meta: LSI e gatshme ta votojë, s’ka rëndësi varësia e institucionit

Shqipëria

Byroja, Meta: LSI e gatshme ta votojë, s’ka rëndësi varësia e institucionit

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:35

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një intervistë për televizionin “News 24” deklaroi se LSI është e gatshme ta votojë Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kreu i LSI-së shprehet se nuk ka rëndësi se nën cilën varësi do të jetë ky institucion, ndërkohë që thekson rëndësinë e dakordësisë mes palëve.

“Ngritja e Byrosë së Hetimit varet nga opozita. Nëse opozita pranon, jemi të gatshëm ta formalizojmë që tani. Nuk e kam në duart e mia draftin e SHBA-së. LSI favorizon çdo draft që lufton korrupsionin”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat