Ahmetaj: Ekonomia në rritje, reformat dhanë efekte pozitive

Shqipëria

Ahmetaj: Ekonomia në rritje, reformat dhanë efekte pozitive

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 15:46

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, komenton vlerësimin që agjencia “Standard and Poor’s” i bëri ekonomisë shqiptare në raportin e publikuar dje.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ahmetaj thotë se ky përmirësim i vlerësimit ekonomik, u atribuohet reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, të cilat kanë nisur të japin efekte pozitive.

“Standard and Poor’s” e vlerësoi borxhin e ekonomisë shqiptare nga “B” ne “B+” duke reflektuar besim tek performanca fiskale në vend.

Për Ahmetajn, ekonomia ka nisur trajektoren e saj pozitive dhe pritshmëritë për këtë vit, janë për një rritje të mundshme në 3.5 %. Nota pozitive e agjencisë prestigjioze është një tregues i imazhit të qeverisë në tregjet ndërkombëtare financiare, por edhe për investitorët e huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat